Përshkrimi i hollësishëm i planprogramit
Orari i mësimit: Data e fillimit dhe mbarimit të programit:
E premte : 06:00 – 07:25 Shtator, 2021 – Maj, 2022
E shtunë, e diell: 06:00 – 08:10 Adresa: Rr. e Ilindenit nr.215
Ndodh gjatë vitit akademik orari të ndryshon për shkak të kohës së namazit të sabahut!
Përshkrimi i programit :
Mësime Islame të kombinuara me metoda moderne dhe avancim personal.
Parakushtet:
– Aplikanti të jetë student/e apo me studime të përfunduara. Nëse aplikuesi nuk e plotëson këtë kusht, atëherë duhet të sjell tezkije/rekomandim prej ndonjë personi kompetent.
– Të dijë të lexoj dhe recitoj Kur’an.
– Të mos jetë më i/e moshuar se 30 vjet.
Kohëzgjatja e programit:
Kohëzgjatja e mësimit të lëndëve në institutin tonë është 4 semsetra akademik/2 vjet.
Objektivat e programit:
Prej qëllimeve të programit është që të ndihmojë njerëzit të lidhen me Allahun dhe me këtë të formojmë një gjeneratë e cila do t’i mishëron në praktikë mësimet e Pejgamberit (salaAllahu alejhi ue selem). Studentët do të pasurohen me gjërat që do t’i përmendin në vijim:
1. Ta’liim : dituri e bazuar në Kur’an dhe Sunnet sipas kuptimit të gjeneratave të para.
2. Terbije : trajnimin dhe zhvillimin personal nën hijen e mësimeve të Fesë së Allahut.
Të diplomuarit do të jenë të përgatitur për t’u shërbyer komuniteteve të tyre në mënyrën më të mirë, si udhëheqës, edukatorë, drejtorë, ndihmës të thirrësve dhe imamëve, dhe të tjera. Krejt kjo përkrah profesionit të tyre kryesor dhe punës të cilën e kanë zgjedhur ne jetën e tyre private.
Ligjeruesit:
1- Senad Ramadani – Kreu studimet në fakultetin e Sheriatit në Universitetin Islamik në Medine.
2- Enis Arifi – Kreu studimet e rregullta dhe masterin në fakultetin e Daves në Universitetin Islamik në Medine .
3- Jasir Mahmudi – Kreu studimet në fakultetin e Hadithit në Universitetin Islamik në Medine.
4- Ali Ashani – Kreu studimet në fakultetin e Hadithit në Universitetin Islamik në Medine.
Përshkrimi i lëndëve:
Përzgjedhja e lëndëve të cilat mësohen në këtë program është bërë me kujdes, me qëllim që studenti të ketë një pasqyrë të përgjithshme të lëmive të cilat i studijojnë dijetarët musliman. Tabelat në vijim do t’ju japin një pasqyrë të përgjithshme të asaj e cila mësohet në periudhë prej 2 vjet.
1- Akide (besim)
Kodi | Emri | Përshkrimi |
Akd1 | Bazat e Besimit I | Në këtë pjesë të mësimit të kësaj lënde nxënësi do të njihet me termet kryesore të cilat janë karakteristikë të kësaj lëmie. Hyrje në shkencën e Akides; Zotëria e Allahut dhe e drejta të jetë i adhuruar; realiteti i Teuhidit dhe kategoritë e tij; Konceptet e shirkut, kufrit dhe nifakut, xhahilijetit etj. |
Akd2 | Bazat e Besimit II | Realiteti i Emrave dhe Atributeve të Allahut; Llojet dhe kategoritë; Vendimet që kanë të bëjnë me besimin në to; rregulla për njohjen e Emrave dhe Cilësive të Tij ; studim i shkurtë i dallimeve sektare në këtë temë etj. |
Akd301 | Bazat e Besimit III | Besimi në melekët e Allahut, si janë krijuar, detyrat e tyre dhe emrat e tyre, dallimet mes tyre dhe krijesave tjera etj. |
Akd302 | Bazat e Besimit IV (Disa shtylla të Imanit) | Besimi në Librat , mënyra e besimit në to, besimi në Kur’an dhe veçoritë e tij, besimi në Pejgamberët e Allahut, mënyra e besimit në ata, Ulul A’zm, besimi në Ditën e Fundit, llojet e shenjave të Kijametit, rringjallja, Kada-ja dhe Kaderi. |
Akd401 | Bazat e Imanit V (Islami, Imani dhe Ihsani) | Realiteti i Imanit; Shtimi dhe pakësimi i tij, dallimi mes Islamit dhe Imanit. Realiteti i kufrit; rreziqet e dhe vendimet që kanë të bëjnë me tekfir-in . Realiteti i Ihsan-it. Lidhja mes Islamit, Imanit dhe Ihsanit. Statusi i Sahabëve . |
Akd402 | Sektet dhe grupacionet | Analiza të shkurta historike dhe teologjike të zhvillimit të disa grupeve të ndryshme që i përshkruhen Islamit. |
Referencat:
- Enciklopedia e Akides e dorar.net – si referencë kryesore
- Bazat e Imanit në dritën e Kur’anit dhe Sunnetit, grup dijetarësh
- Akideja e Ehlu Sunnetit dhe Xhematit, el-Kahtani
2- Fikh
Kodi | Emri | Përshkrimi |
Fkh1 | Fikhu i Ibadeteve (Kaptina e pastërtisë) | Mbulon në hollësi parimet dhe vendimet që kanë të bëjnë me llojet e ujit. Abdesi, Gusli, Tejemumi. Etikat e pastrimit, çështjet e ndaluara, cikli mujor te gratë, lehonia dhe dispozitat e saja dhe shumë më tepër . |
Fkh2 | Fikhu i Ibadeteve (Kaptina e Namazit) | Kohët e namazit, shtyllat, obligimet, gjërat e pëlqyera gjatë Namazit. Dispozita e Ezanit, përshkrimin e Namazit me xhemat, lutje, Namazi i Xhumasë, Namazi i Bajramit, namazet vullnetare, Namazi i atyre që kanë nevoja ose rrethana të veçanta . |
Fkh3 | Fikhu i Ibadeteve (Zekati, agjërimi dhe ushqimi) | Dispozitat rreth zekatit, fikhu i Agjërimit, dispozitat në lidhje me kafshët, therjen (dhebh) e tyre, gjuetia, ushqimet e lejuara dhe të ndaluara etj. |
Fkh4 | Fikhu i shitblerjes dhe martesës | Ekonomi Islame me shembuj modern të transaksioneve të biznesit , dhe koncepti i kamatës. Rregullat e martesës dhe divorcit, intimiteti seksual; Shembulli profetik i martesës, kujdestaria e fëmijës. |
Referencë: El-fikh el-mujjeser, grup dijetarësh
3- Etikë Islame [Semestri i parë]
Në këtë lëndë mësohet libri edukativ i vjetër 7 shekuj i dijetarit të njohur ibn Xhema’a (639-733) me titull “Memoaret e dëgjuesit dhe folësit në edukatën e dijetarit edhe nxënësit”. Gjatë leximit të këtij libri nxënësi njihet me etikat dhe vlerat me të cilat janë karakterizuar kërkuesit e diturisë dhe dijetarët e kësaj Feje gjatë historisë. Planprogram i cili mund të bëhet forca shtytëse që do të na motivoj neve në kërkimin e diturisë, poashtu duke na mësuar edukatën e diturisë që shumë na mungon.
Referencë:
- Memoaret e ndëgjuesit dhe folësit në edukatën e dijetarit edhe nxënësit, Ibn Xhema’ah
4- Usul el-Fikh [Semestri i parë]
Një studim i dispozitave Islame, burimet e tyre, Hyrje në shkencën e Fikhut, roli i Usul el-fikh-ut në njohjen e dispozitave fetare etj.
Referencat:
- El-Uerekat, Imam el-Xhuvejni
- Komentare të ndryshme nga dijetarët e Usulit të librit të lartëpërmendur
5- U’lum el-Kuran ue et-Tefsir [Semestri i dytë]
Ulum el-Kur’an, hyrje në shkencën e Tefsir-it dhe Tefsir. Një përshkrim i shkurtë i lëmive që merren me Kur’anin, pastaj hyrje në lëmi më specifike, ajo është shkenca e et-Tefsir-it, duke i mësuar rregullat e kësaj lëmie dhe dijetarët me të njohur të saj. Në këtë semestër nxënësi njihet me komentimin e një pjese nga Libri i Allahut, ato janë ajetet: el-Bekare 1-6, Ajetul Kursij, el-Bekare 285-286, prej te Sureja ed-Duha deri te Sureja en-Nas.
Referencat:
- Enciklopedia e Kur’anit
- Tefsir Ibn Kethir, ibn Kethir
- Tefsir es-Si’dij, es-Si’dij
6- Virtytet e Pejgamberit (sala Allahu alejhi ue sel-lem) [Semestri i dytë]
Bukuria fizike, e moralit, e adhurimit dhe etika e Muhammedit (sala Allahu alejhi ue sel-lem). Gjatë kësaj lënde studenti do të ketë mundësinë që të njihet më detajisht me ciliësitë fizike dhe morale të Pejgamberit (sala Allahu alejhi ue sel-lem). Leximi i disa pjesë të Librit “Virtytet e të Dërguarit” të autorit të njohur Imam et-Tirmidhi, do të na jep një pasqyrë të mirë të asaj sesi dukej, si lëviztë, si fliste dhe si vepronte në përgjithësi Pejgamberi i Allahut (sala Allahu alejhi ue sel-lem).
Referencat:
- Virtytet profetike, Imam Tirmidhiu
- Komentare të ndryshme të dijetarëve të hadithit të këtij libri dhe haditheve që gjenden në të
7- Rregullat e fikhut [Semestri i tretë]
Një prej lëmive dhe degëve më të rëndësishme te Fikhut, për të cilën është prëgatitur një përmbledhje në të cilën janë i përmendur vetëm pesë rregullat kryesore të Fikhut dhe disa nënrregulla që burojnë prej tyre, duke sjellë shembuj përkatës për secilën. Nivel i cili është i përshtatshëm për fillëstarët dhe për joekspertët e kësaj lëmie.
8- Fikhu es-Sira [Semestri i tretë]
Studim në detaje të disa fragmenteve të jetës së Pjegamberit (sala Allahu aljehi ue sel-lem), nëpërmes së cilave muslimani fiton dituri dhe urtësi që do ta udhëzojnë në jetën e tij të përditshme.
Referencë:
- Fikhu Sira, Muhamed el-Ghazali
9- U’lum es-Sunneh ue el-Hadith [Semestri i katërt]
Në këtë pjesë të programit nxënësi do të ketë mundësinë të njihet më mënyrën e përmbledhjes së Sunnetit, kuptimin e Sunnetit, si janë shkruar hadithet, librat e parë në këtë lëmi, dijetarët më të mëdhej, pastaj do të mësohen pjesë nga Mustalah el-Hadith, ku mësohen rregullat dhe dispozitat e haditheve, transmetimeve dhe transmetuesve. Dhe me ne fund si pjese praktike e gjith kesaj do te shpjegohen 10 hadithe nga permbledhja e njohur e Imam Neveviut e quajtur “Dyzet Hadithet”.
Referencat:
- Tedvin es-Sunneh, el-Matar
- Tejsir mustalah el-hadith, et-Tahhan
- Komentimi i 40 haditheve të Neveviut, ibnul Uthejmin
10- Parimet e thirrjes [Semestri i katërt]
Studim i rregullave dhe dispozitave të cilat i kanë përmendur dijetarët rreth thirrjes në Islam, gjërat prioritare, karakteristikat e kësaj thirrje dhe thirrësit etj.
1 | 2 | 3 | 4 | |
Semestri 1 | Akide 1 | Fikh 1 | Etike Islame | Usuli Fikh |
Semestri 2 | Akide 2 | Fikh 2 | U’lum el-Kuran ue et-Tefsir | Virtytet e Pejgamberit |
Semestri 3 | Akide 3 | Fikh 3 | Fikhu es-Sira | Rregullat e Fikhut |
Semestri 4 | Akide 4 | Fikh 4 | U’lum es-Suneh ue elHadith | Parimet e thirrjes |
Mënyra e notimit:
Nota e nxënësit do të përcaktohet në bazë të realizimit të tij/saj në gjërat e mëposhtme:
- Prezenca – 5%
- Aktiviteti gjatë mësimit – 5%
- Punim seminarik – 10%
- Kollokfiumi – 20%
- Provimi – 60%
Prezenca dhe mungesat:
Studentët e bartin përgjegjësinë e plotë për materialet e mbuluara dhe detyrat e dhëna gjatë orëve të humbura.
Ata që nuk kanë mundësi të prezentojnë në orë gjatë kohës kur ajo mbahet, për arsye të pranueshme, sic është fakulteti apo puna apo dic e ngjashme, atëherë medoemos që të njejtën ligjeratë ta ndjekin në Youtube pasi që ajo të ngarkohet nga mësimdhënësi, edhe atë para se të mbahen ligjeratat e ditës së ardhshme në Institut.
Numri më i madh i mungesave të paarsyeshme që mund të bëhen gjatë një semestri është 25% prej numrit të përgjithshëm të orëve të asaj lënde, përndryshe nxënësit nuk do t’i lejohet të hyjë në provim.
Aktivitetet gjatë mësimit:
Aktivitetet përbëhen nga prezantimet individuale dhe grupore (nëse ka prezantime grupore). Studentët pritet të vijnë të përgatitur, duke hulumtuar lëndën në burime të shumta në mënyrë që të jetë sa më i përgatitur gjatë mësimit. Poashtu studenti notohet edhe për të gjitha aktivitetetet e tija gjatë ligjeratave LIVE, qoftë në formë të përgjigjeve ndaj pyetjeve të ligjeruesit apo në formë të pyetjeve që i parashtron.
Kollokfiumet dhe provimi:
Kollokfiumet do të mbahen me paralajmërim nga mësimdhënësit, me qëllim që nxënësi të jetë paraprakisht i përgatitur. Rëndësia e tyre duket në atë se si nxënësi nëpërmes këtyre testeve dhe përsëritjes për to, e mbulon pjesën më të madhe të materialit i cili mësohet në një semestër.
Nëse nxënësi mungon ditën e kollokfiumit pa arsye, ai e bartë përgjegjësinë e këtij veprimi dhe mësimdhënësi nuk obligohet që t’ia përsërit atë kollokfium.
Provimet do të mbahen në fund të çdo semestri, duke e mbuluar të gjithë materialin i cili është mësuar gjatë atij semestri.
Notat:
0 – 50%: nxënësi nuk e kalon lëndën.
51% – 60%: 6
61% – 70%: 7
71% – 80%: 8
81% – 90%: 9
91% – 100%: 10
Përsëritja e provimit:
Nxënësi i cili nuk e kalon lëndën, gjegjësisht, nuk e merr përqindjen e duhur për ta kaluar lëndën (51%), ka drejtë ta përsëris këtë provim në datë të përcaktuar nga mësimdhënësi, mirëpo nota maksimale që mund ta merr në këtë provim është 6.
Në rast se nxënësi nuk e kalon provimin për disa pikë (5), atëherë mësimdhënësi e kalon, me kusht që nxënësi të përgatit një punim rreth lëndës të cilën e mëson.
Në qoftë se nxënësi nuk është i kënaqur nga nota përfundimtare e provimit, atëherë atij i është e lejuar të hyjë në provimin e dytë në të cilin do të ketë mundësi ta përmirëson notën e provimit të parë dhe nota e dytë është nota që merret si notë bazë.
Nëse nxënësi nuk e kalon një lëndë nuk ka të drejtë të vazhdon në semestrin e ardhshëm, detyrohet të pauzoj një vit akademik derisa t’i bashkangjitet gjeneratës së ardhëshme me të cilën gjeneratë do të vijoj mësimin në lëndën në të cilën paraprakisht nuk ka kaluar. Nëse nuk kalon në dy ose më tepër lëndë, atëherë duhet që ti përsëris të gjitha lëndët e semestrit.
Nxënësi ka të drejtë që ta pauzoj mësimin në Institut për një vit akademik dhe jo më tepër se kaq, përndryshe duhet që të fillon nga fillimi.
Pagesa:
Instituti jonë është joprofitabil dhe mbijeton falë Allahut dhe më pas falë nxënësve që kontribojnë përmes kësaj pagese që ky Institut të zhvillohet dhe të avancojë, prandaj ne kemi caktuar për nxënësit e Ballkanit që dëshirojnë të mësojnë në Institutin tonë një shumë prej 50€ për semestër, kurse për nxënësit e diasporës çmimi është 100€ për semestër.