books, education, knowledge

Dituria është garanci

Saherë që përhapet dituria rreth dispozitave fetare, qoftë në aspekt të parimeve apo argumenteve, dobësohet infiltrimi i pasioneve epsharake dhe dyshimeve rreth simboleve fetare.

Mësoni sa mundeni dhe përhapeni diturinë e dobishme, ngase dituria është e dobishme edhe nëse nuk punohet me të.

Thotë ibn Tejmije (Allahu e mëshiroftë):

“Nëse themi që asnjë prej njerëzve nuk e lë këtë përngjasim të shëmtuar (përngjasimin me mosbesimtarët), do të mjaftonte që dituria rreth saj do të na bëntë ta njohim të shëmtuarën dhe ta besojmë si të tillë, ngase vetëm dituria dhe njohja e asaj që e urren Allahu është mirësi, edhe nëse nuk punon me këtë dituri.

Madje, dobia e diturisë dhe Imanit është më e madhe sesa veprimi që nuk shoqërohet më dituri, sepse njeriu që e njeh të mirën dhe e ndalon të keqen është më mirë sesa ai që e ka zemrën e vdekur , nuk e njeh të mirën dhe as që e ndalon të keqen.”

(Iktida es-Sirat el-Mustekim 1/171).

Ky është fikhu i dijetarëve, i studijojnë dhe hulumtojnë gjërat nga çdo këndvështrim, andaj thënia e këtij dijetari nuk është krahasim mes veprave të atij që ka dituri dhe mes atij që nuk punon me diturinë e tij, e as që është nxitje që njerëzit të mos punojnë me diturinë e tyre, por tregon gjurmët madhështore që i ka dituria në jetën e individit dhe në shoqëri në përgjithësi, andaj ajo lë gjurmë të pamohueshme edhe pse ata që e kanë unin e dobët nuk punojnë në bazë të asaj që kanë mësuar.

Allahu na dhashtë dituri të dobishme dhe na mundësoftë të punojmë me këtë dituri, t’i bëjmë dobi vetes dhe shoqërive në të cilat jetojmë.

Ali Ashani


Ligjërues në Institutin Islam Ikra

Leave a Comment

%d bloggers like this: