
Në këtë pjesë të mësimit të kësaj lënde nxënësi do të njihet me termet
kryesore të cilat janë karakteristikë të kësaj lënde. Hyrje në shkencën e Akides; Zotëria e Allahut dhe e drejta të jetë i adhuruar; realiteti i Teuhidit dhe kategoritë e tij; konceptet e shirkut, kufrit dhe nifakut, xhahilijetit etj.
Mbulon në hollësi parimet dhe vendimet që kanë të bëjnë me llojet e ujit. Abdesi, Gusli, Tejemumi. Etikat e pastrimit, çështjet e ndaluara, cikli mujor te gratë, lehonia dhe dispozitat e saja dhe shumë më tepër .
Në këtë lëndë mësohet libri edukativ i vjetër 7 shekuj i dijetarit të njohur ibn Xhema’a (639-733) me titull “Memoaret e dëgjuesit dhe folësit në edukatën e dijetarit edhe nxënësit”. Gjatë leximit të këtij libri nxënësi njihet me etikat dhe vlerat me të cilat janë karakterizuar kërkuesit e diturisë dhe dijetarët e kësaj Feje gjatë historisë. Planprogram i cili mund të bëhet forca shtytëse që do të na motivoj neve në kërkimin e diturisë, poashtu duke na mësuar edukatën e diturisë që shumë na mungon.
Një studim i dispozitave Islame, burimet e tyre, hyrje në shkencën e fikhut, roli i Usul el-fikh-ut në njohjen e dispozitave fetare, Ixhmaja, analogjia, shprehjet e përgjithshme dhe ato specifike dhe shumë tematika tjera të cilat i ka përmendur imam El-Xhuvejni në librin e tij El-Verekat.